Rritja e pagave për administratën, Teliti: Strategji e qeverisë për zgjedhjet lokale

0
64

Qëllimi i qeverisë në rritjen e pagave me 7 për qind për administratën publike, sipas ekspertit të ekonomisë në Partinë Demokratike, Dorjan Teliti, janë zgjedhjet lokale.

Përmes një postimi në “Facebook”, Teliti u shpreh më tej se qeveria e shet një rritje të tillë si paketë sociale.

Postimi i plotë:

Prag zgjedhjesh lokale…duhet te bejme sikur “rrisim” pagat e administrates publike. Ky eshte i vetmi qellim i qeverise, qellimi elektoral.

Por a po rriten pagat realisht? A kane me shume fuqi reale blerese punonjesit e administrates publike?

Hera e fundit qe pagat e administrates publike jane rritur ka qene perpara zgjedhjeve te vitit 2017.

Qe nga ai moment, per me shume se 5 vite me rradhe, qeveria harroi te rrise pagat e rreth 20mije punonjesve te administrates publike, ndonese inflacioni gerryente vit pas viti te ardhurat dhe mireqenien e familjeve.

Cfare po ndodh tani? Qeveria ka vendosur te rrise pagat mesatarisht me 6-7%.

Nderkohe nga ana tjeter, sipas vete publikimeve te Instat, cmimet e shportes se pergjithshme te konsumit per periudhen 2017-2022 jane rritur me te pakten 18% (ndonese e dime mjaft mire qe cmimet jane rritur realisht shume me teper, por le te bejme “sikur besojme” shifrat e Instat).

Me pak fjale, edhe me rritjen elektorale prej 6-7% te pagave te administrates publike, cdo punonjes i administrates fatkeqesisht rezulton te jete varferuar ndjeshem keto 5 vite, me renie reale te fuqise blerese me te pakten 11-12%.

Kjo eshte nje nder arsyet se pse te gjithe kane marre apo enderrojne te marrin arratine ne rruget e kurbetit, se ne Shqiperi po varferohemi gjithnje e me shume si shpirterisht ashtu edhe financiarisht.

Ps: dhe kete “rritje” pagash prej 6-7% perpara zgjedhjeve lokale, qeveria ta shet edhe si pakete ndihme per me teper.

Zjarr Tv Ad