“Rrogat në Shqipëri duhet të jenë 1 mln lekë, e kam me studim”/ Ngjela për amnistinë fiskale: Zhvillim pozitiv! Ja çfarë duhet të bëjë qeveria

0
23

Për avokatin Spartak Ngjela, një ndër të metat e qeverisë aktuale është mungesa e prodhimit industrial. Sipas tij, Shqipëria jeton me remitanca dhe eksportin e ka të ulët.

I ftuar në emisionin “Frontline”, Ngjela u shpreh se rroga minimale në vend duhet të jetë 1 milionë lekë të vjetra, ndërsa pensionet 500 mijë lekë.

Ngjela: Marrëdhënien me ndërkombëtarët në perëndim, nuk e ka keq. Zhvillimin e brendshëm nuk e ka mirë, sepse nuk ka prodhim industrial. Shqipëria jeton me remitanca, eksportin e ka të vogël. Bujqësia ka lëvizje për ngritje. rrogat janë të ulëta. Si duhet të jenë rrogat në Shqipëri? Sipas kalkulimeve që kam bërë unë me ekspertë të caktuar, duhet të jetë rroga minimale 1 mln lekë dhe pensionet 500 mijë lekë të vjetra. A do e bëjë Rama këtë? Unë e kam denoncuar këtë, më kanë ardhur disa veta dhe më kanë thënë që qeveria do e realizojë këtë. Po e realizoi, bravo i qoftë, ndërsa deri tani nuk ka ndodhur. Fakti që nuk ka ngritur rrogat, ka krijuar akses për rininë të largohet nga Shqipëria.

Nuk ka paga, ai kërkon të marrë paga jashtë. Rrogë nën 1 mln lekë të vjetra nuk mund të ketë dhe pension nën 500 mijë lekë të vjetra nuk mund të ketë. E kam me studim, nuk ka utopi. Unë këtë e kam thënë dhe më kanë ardhur 2-3 veta më kanë thënë që qeveria do e vendosë në axhendë.

Avokati Ngjela komentoi edhe nismën e qeverisë shqiptare për amnistinë fiskale. Ai e konsideroi një zhvillim pozitiv, pasi paratë do të futen në sistemin bankar e më pas në treg, çka do të sjellë zhvillim kombëtar.

Ngjela: Është një gjë shumë pozitive. Unë njoh tregun. Nuk është vetëm kaq, ky i legalizon këto dhe janë të detyruar t’i vendosin në bankë. Janë në treg, do të sjellë zhvillim kombëtar. Dëgjo ligjin amerikan. Ligji është ky, nuk do t’ia di ku i ke gjetur, mjafton t’i dorëzosh për të paguar taksën. Ato shkojnë në bankë, nëse dalin se janë marrë përmes një krimi, me të cilin janë fituar paratë, ato nuk preken dhe ky shkon në burg. Këta nuk e kanë bërë këta, ndaj duhet ta bëjnë.

© Panorama.al

Zjarr Tv Ad