“Rrugëhumburit, kadrinjtë”,mesazhi i Ramës pas samitit të Berlinit

0
27

Në nisje të mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri i vendit Edi Rama e ndali fjalën tek samiti franko-gjerman i Berlinit, ndërsa nuk nguroi të akuzonte politikën në Shqipëri dhe Kosovë, por edhe mediat se kanë dezinformuar publikun.

“Nuk kisha parë kurrë dezinformim më të madh mediatik se sa tërësia e marrëzive dhe ligësive e paqyruar në Tiranë e Prishtinë. Ky samit s’kishte asnjë lidhje me integrimin e Shqipërisë apo Maqedonisë së Veriut e më tej Ballkanit Perëndimor. Deklarata e samitit na u dha si draft nga mikpritësit por s’kishte asnjë fjalë për integrimin, por u diskutua për bashkëpunimin rajonal dhe një pikë e veçantë ishte dialogu Kosovë-Serbi”,- tha Rama.

Duke u ndalur tek samiti, kryeminsitri shtoi “Kancelarja Merkel kishte dy takime bilaterale me mua dhe Zaev për çeljen e negociatave, por si edhe në herët e tjera, unë nuk shkova të njihem me vendimi e Gjermanisë në zyrën e kancelares, se dihet që ky vendim kalon përmes Bundestagut, aq më shumë pa dalë raporti i komisionit. Gramafonët dhe fallxhoret e Tiranës që fabrikuan broçkulla janë shprehja më ekstreme e dëshpërimit të atyre që duan ta marrin Shqipërinë në rrugën e theqafjes që kanë zgjedhur vetë. Përpjekjet e opozitës se negoaciatat nuk hapen janë të vajtueshme. S’ka shqiptar që nuk e kupton se vendimmarrjet europiane nuk lidhen vetëm me sa bëjmë dhe çfarë bëjmë ne, por me çfarë ndodh në politikën e jashtme”,- sqaroi Rama.

Sa për hapjen e negociatave të Shqipërisë, që kryeministri tha se pavarësisht se nuk ishte teme e diskutimeve ai dhe Shqipëria kanë marrë mbështetjen e Francës dhe Gjermanisë.

E duke vijuar me ato që janë shkuar në mediat shqiptare, Rama vijoi: “Këtu arriti deri aty sa u tha se Presidenti Makron paska fajësuar Shqipërinë për mos heqjen e vizave të Kosovës. Pa pikë turpi që nga Saliu e deri te dajë Titi vrapuan të fajësojnë vendin tonë. Ai përkundarazi e ka vlerësuar punën tonë për uljen me 40% të azilkërkuesve. Mjerë vendi për rrugëhumburit dhe kadrinjtë që nuk lënë gjë pa shpifur. Ne s’kemi bërë mrekulli po e kemi çuar Shqipërinë në derën e paradhomës së BE, ku zhvillohen negociatat me Shqipërinë. Kemi marrëdhënie shumë të mira me Francën e Gjermaninë dhe kam besim se nuk do të na e mbyllin derën këtë vit. Na kanë pritur me shumë respekt, kanë vlerësuar procesin e bërë në rrugën e integrimit. Na kanë siguruar për disponimin e tyre shumë pozitiv përmes zyrtarizimit të çeljes së negociatave”,- tha Rama ndër të tjera.

 

Zjarr Tv Ad