Rudina Hajdari, ndonëse pjesën më të madhe të kohës e fokuson në politikë apo angazhime të tjera të përditshme, tregon se gjithmonë gjen kohë për t’ia dedikuar familjes.
Së fundmi, deputetja ka postuar një foto në rrjete sociale, ku shfaqet duke përqafuar vëllain e saj të madh, Kirin. Ata shihen të qeshur dhe të përqafuar, teksa para kanë nga një gotë verë të bardhë, në një ambient të zbukuruar nga lulet dhe gjelbërimi.
“Dashuria e vëllait”, ka shkruar ajo në foton ku ka etiketuar edhe të vëllanë, Kirin.
Kujtojmë se Rudina Hajdari, nuk arriti të fitonte një mandat nga zgjedhjet e 25 prillit dhe më pas u nis drejt SHBA për t’u bashkuar me bashkëshortin, i cili punon prej kohësh atje.




