Sabiani bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri: Do doja goca të bukura në Big Brother

0
76

Këngëtari Sabian Medini, është banori i shtatë që i bashkohet shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Arsyeja pse zgjodhi që të bëhet pjesë e Big Brother Vip, ishte që të provonte veten në një dimesion tjetër, ndërsa personi i vetëm që do t’i mungonte aty, ishte vajza e tij Kejsi.

“Si një aventurë e re, nuk kam frikë, por jam skeptik për shumë gjëra. Të më linte vetëm telefonin. Kejsi, çupa ime e vetmja që do më mungojë. Jam njeri pa komplekse dhe marr pjesë për ta provuar vetën në dimension tjetër”, tha Sabiani.

Dëshira e tij me hyrjen në Big Brother Vip, ishte; “do doja që të kishte vajza të bukura aty brenda”. E kam menduar si personazh statik, që nuk ka ndryshuar asnjë fije floku. Shpresoj që ai të ketë shumë surpriza aty brenda”, tha opinonistja Bodinaku.

Ndërsa për Sabianin Arbër Hajdari tha: “Sabianin e njohim të gjithë. Po më pëlqen të ecin ditët që të shohim si do zhvillohen ngjarjet”.

Zjarr Tv Ad