Sali Berisha e bën fakt: Enkelejd Alibeaj nuk ka më besimin e Grupit të Rithemelimit! U përpoq të manipulonte deputetët

0
144

Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD ka përfunduar pas afro 8 orësh. Ish-kryeministri ka folur pas Alibeajt dhe është shprehur se ky i fundit ka tentuar të manipulojë mendimin e deputetëve që ishin të pranishëm, por nuk ia ka dalë.

“Duke besuar se është kryetar i PD, u përpoq në mënyra vulgare të manipulojë edhe Grupin. Por dështoi në çdo përpjekje. Dështoi. Tani, pati propozime konstuktive prej të cilave që nesër do filloi bashkëpunimi, verifikime. Pati ide mjaft racionale”, tha Berisha nga selia e PD.

Më tej, ish-kryeministri përforcoi më shumë atë që tha gjatë pasdites, se Enkelejd Alibeaj nuk kishte besimin e Grupit të Rithemelimit për të qëndruar në krye të Grupit Parlamentar. Berisha bëri dhe një dfeklaratë të fortë kur tha se diplomatët e huaj kanë bërë presion në gjykatë për njohjen Statutin e tij.

Zjarr Tv Ad