Nënkryetari Këshillit të Integrimit, Taulant Balla është shprehur se lufta në Ukrainë duhet të bëjë Bashkimi Europian të mendojë seriozisht anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në union.
Gjatë fjalës së tij në “Këshillin Kombëtar të Integrimit”, Balla theksoi se Shqipëria ka vetëm të një plan A dhe ai është anëtarësimi i vendit në Bashkimi Europian.
Ai u shpreh se “BE duhet të mendojë seriozisht, sot dhe jo nesër që vendet e Ballkanit Perëndimor të kenë mundësinë të aksesojnë fonde strukturore, të kohezionit social dhe tregun e punës. Këto të treja duam ne si fazë të parë të anëtarësimit.”
“Kemi 4 vite që na është thënë se do të mbahet Konferenca e Parë ndërqeveritare, prandaj nëse realisht kemi kuptuar diçka që ka ndodhur në Ukrainë, besoj se sot më shumë se Kurrë Evropa e Bashkuar duhet të mendojë se kurrë vendet e Ballkanit Perëndimor mund të anëtarësohen realisht. Ne do ti bëjmë detyrat e shtëpisë, kemi vetëm planin A, që është anëtarësimi në BE, Shqipëria s’ka plan B. Nëse do e lehtësoja sadopak duke e ditur dhe mirëkuptuar procesin e anëtarësimit, BE duhet të mendojë seriozisht sot dhe jo nesër që vendet e Ballkanit Perëndimor të kenë mundësinë të aksesojnë fonde strukturore, të kohezionit social dhe tregun e punës.
këto të treja duam ne si fazë të parë të anëtarësimit, pastaj se jemi në Këshillin Europian që të vendosim ndonjë veto për ndonjë komshi tjetër pastaj, nuk e duam fare, atë mbajeni. Që të jemi në Parlamentin Europian e duam fare dhe atë mbajeni, po këto të treja po ti konsideroni të na i jepni sa më shpejt, do ishte shumë mirë”, tha Taulant Balla.




