“Se mos na ikni jashtë shtetit ëë, ju duam këtu”- Ministrja Kushi del papritur nga “linja” e kryeminstrit, mesazh studentëve të Mjekësisë: Tregu i punës kërkon shumë jo vetëm në Shqipëri por kudo

0
80

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ishte sot në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, Elbasan, për të parë nga afër ecurinë e procesit mësimor në nisje të vitit të ri akademik.

Ministrja e Arsimit tha se kjo është një nga degët universitare më të kërkuara sot për sot nga të rinjtë. Në një moment, në një nga klasat me të rinj, ministrja Kushi u shpreh:

“Se mos na ikni jashtë shtetit ëë, kur të mbaroni ju duam këtu”.

Kjo deklaratë vjen pak ditë pasi kryeministri Edi Rama tha se do vendoset një kusht për studentët e mjekësisë që diplomat të mos i marrin menjëherë pasi të mbarojnë shkollën, me qëllim që të mos largohen nga vendi, por të kryejnë stazhin në vendin e tyre.

Por në kontrast me deklaratën e saj të parë dhe të kryeministrit, ministrja Kushi, në fakultetin e Shkencave Mjekësore në një moment tjetër dëgjohet të thotë se dega që kanë zgjedhur të studiojnë kërkohet shumë si brenda dhe jashtë vendit. Pra duke u treguar se mundësi të rinjtë kanë për të punuar dhe larg Shqipërisë.

“Kur të mbaroni nuk do pendoheni sidomos për degën tuaj njëherë dhe tregu i punës kërkon shumë jo vetëm në Shqipëri por kudo. Tani puna është ti ndiqni me korrektesë leksionet e seminarët që diploma të tregojë aftësitë tuaja e të jeni të aftë në punë”.

Ministrja Kushi kishte dhe një mesazh për protestën që po zhvillojnë pedagogët që kërkojnë rritje pagash.

“Pavarësisht shqetësimeve kërkesave që kemi ne këta, nuk duhet të cënohen procesi mësimor të mos cënohet”, u shpreh Kushi.

Zjarr Tv Ad