Komisioni Hetimor për aferën e inceneratorëve çdo ditë po zbardh arsyet pse Edi Rama nuk mund të lajë duart nga përgjegjësia për vjedhjen prej 430 milionë euroshe.
1️ Në Agjesinë e Prokurimeve Publike nuk ekziston asnjë procedurë koncesioni për inceneratorin e Elbasanit;
2️ Engjëll Agaçin ka procedura për inceneratorin e Elbasanit nuk ishte ligjore. Agaçi përgatiti VKM-në dhe kaloi mbështetjen financiare;
3️ Koncesioni i inceneratorit të Elbasanit i është dhënë “Albtek Energy” me “negocim pa shpallje”, procedurë që ligji nuk e parashikon;
4️ Arben Ahmetaj jep miratimin për t’i dhënë kompanisë “Albtek Energy” koncesionin/PPP me “negocim pa shpallje” një procedurë që është në kundërshtim me ligjin;
5️ Të tre inceneratorët nuk kanë pasur leje mjedisore;
6️ Koncesoni i’u dha një kompanie që nuk ka asnjë ditë eksperiencë në fushën e incenerimit.




