Sejamini shpjegon çfarë po ndodh: SHBA ndryshon qëndrim ndaj MEK?

0
141

Një deklaratë e papritur e një zëdhënësi të DASH, sugjeron se SHBA-të nuk e shohin organizatën MEK, që strehohet në Shqipëri, si një opozitë demokratike dhe me potencial, që të përfaqësojë popullin iranian. 

Neritan Sejamini, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka shpjeguar se çfarë kuptimi mund të ketë kjo deklaratë e papritur e cila duket si një ndryshim kursi i SHBA-ve ndaj kësaj organizate, të cilën deri në vitin 2012 e konsideronte si terroriste. 

“Pas kësaj deklarate ka pasur deklarime nga ish figura të larta të diplomacisë amerikane që e kritikojnë këtë qëndrim. Ata kane hedhur dyshime se mund të ketë ndryshime të administratës së Biden ndaj MEK.

SHBA deri në 2012 e quante organizatë terriroiste. Është akoma e përcaktuar si e tillë nga disa vende evropiane. Disa nga sulmet e tyre terroriste kanë vrarë edhe qytetarë amerikanë. Kur ndryshuan konjkturat u hoq përcaktimi si organizatë terroriste.
Interesi i SHBA ka qenë për këtë organizatë, sepse ka patur një moment që opsioni kryesor ishte ndryshimi i regjimit në Iran.

Ka patur qëndrim nga politikanë amerikanë që ka qenë nuk tentojnë ndryshijin e regjimit, por mbështetje që të ketë lëvizje të brenshme.
SHBA, ata që menduan se duhet ndryshuar regjimi, donin të gjenin një organizatë. MEK u pa si një mundësi për këtë.

Gjatë të gjithë kohës për këtë organizatë ka patur dyshime të mëdha. Pra, kjo nuk është organizatë e kulluar. Ka qenë terroriste, ka organizim ushtarak.
Sot ka dyshime serioze, a mund të shërbejnë ata si opozitë demokratiek?

Kur ne i morëm, i morëm për arsye humanitare.
Zëdhënësi përmendi që kjo ka qenë organizatë terroriste deri në vitin 2012. Përmendja është e qëllimshme për ti lidhur ata me terrorizmin. Pra, ose po i japin mesazh Iranit, ose po jepet mesazh MEK që e kanë tepruar”, deklaroi Sejamini. 

Zjarr Tv Ad