Deputeti Selami Janisheri, i është drejtuar Kuvendit në këtë seancë të fundit që po mbahet, por edhe për herë të fundit si deputet, pasi nuk ka arritur të sigurojë mandatin e deputetit në Zgjedhjet e 25 Prillit.
Teksa po futej në Parlament, ai është shprehur se do të jetë sërish në Kuvend, pasi sipas tij zgjedhjet janë të paligjshme dhe se do të përsëriten.
“Askush nuk e di që Selami Jenisheri, kryetari i Partisë së Pensionistëve, nuk do jetë në Shtator në Kuvend, pasi 100% do të përsëriten zgjedhjet. Zgjedhjet janë të kundraligjshme, kanë thyer nenin që emigrantët nuk kanë votuar dhe nenin 160 i Kodit Zgjedhor. Këta janë deputetët më të poshtër që ka pasur historia e parlamentit. Karriera ime është ditën e premte në orën 09:30 tek Gjykata Zgjedhore Gjyqësore, pasi kam gjyq për përsëritjen e zgjedhjeve,”- tha Jenisheri.




