Më shumë se 200 operator turistik janë mbledhur në Tiranë në Edicionin e Tretë të Panairit të Turizmit. Madje nuk kanë munguar as përfaqësues nga Shtetet e Bashkuara dhe Azia.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ftoi pjesëmarrësit të vizitojnë Shqipërinë, duke u premtuar se do të habiten nga bukuria jo vetëm e bregdetit por edhe të maleve. ndaj ai theksoi angazhimin që në Shqipëri të ketë turizëm për gjatë të 12 muajve.
Klosi: Si një destinacion, i cili ofron turizëm 365 ditor. Ne nuk do të kënaqemi me arritjet e sezonit turistik, pasi pozitiv në vendin tonë.
Klosi tha se viti i shkuar shënoi një rekord turistësh, numri i të cilëve arriti në 6 milionë. Por ministri hodhi një tjetër sfidë, arritjen e numrit prej 10 milion turistëve.
Pjesëmarrës në panair ishte edhe zëvëndës ministri i Turizmit të Malit të Zi Qazim Hoxhiq, i cili nënvizoi nevojën për krijimin e një strategjie rajonale, çka u mbështet dhe nga ministri Klosi.
Panairi i Turizmit do të mbahet më datat 5 dhe 6 Prill, ndërsa thelbësore mbetet nxitja e bashkëpunimit dhe promovimit të bukurive shqiptare.



