Mediet e huaja i kanë bërë jehonë lajmit për zgjedhjen e presidentit të ri, Bajram Bega, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Mediet e huaja shkruajnë se Begaj u zgjodh president me 78 vota nga 140 që ka parlamenti, teksa thonë që është zgjedhur me votat e Partisë Socialiste në pushtet të kryeministrit Edi Rama.
“78 vota pro parlamentit prej 140 anëtarësh, Bairam Begaj do të jetë president i Shqipërisë për pesë vitet e ardhshme. Begaj do të marrë detyrën në korrik nga presidenti në largim Ilir Meta. Ai u zgjodh në raundin e katërt të votimit pasi tre raundet e mëparshme dështuan.
Begaj u zgjodh me shumicë të thjeshtë, me votat e Partisë Socialiste në pushtet të kryeministrit Edi Rama.
Bajram Begaj, 55 vjeç, u bë komandant i Forcave të Armatosura Shqiptare në vitin 2020, pasi kishte mbajtur poste të ndryshme në ushtri, kryesisht në fushën e mjekësisë, pasi kishte mbaruar Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1989” shkruan “Prototheme”.




