Shehi flet hapur :‘Nuk bëhemi mish për top as i njërit as i tjetrit’

0
107

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, deputeti Dashamir Shehi i ka mbyllur derën e bashkëpunimit ish-kryeministrit Sali Berisha por edhe Lulzim Bashës, sa i takon zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen në datën 6 Mars.

Shehi ka thënë në një studio televizive se në rast se demokratët hyjnë të përçarë në zgjedhje, ai nuk do të bashkëpunojë me asnjërin.

“Në qoftë se këtë garë duan të bëjnë terror për sherret që kanë brenda, për të treguar kush është më i fortë, ky do ishte një gabim i madh. Kush pastaj do t’i përdorë këto partitë aleate, eja me mua që t’i biem atij tjetrit, kjo pastaj është mish për top, unë nuk e pranoj. Nuk do të bashkëpunoj as me Bashën dhe as me Berishën”, deklaroi ai.

Më tej kreu i LZHK, Dashamir Shehi bëri për krijimin e një fronti opozitar, ku të jenë së bashku Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Sipas Shehit, bashkimi i PD dhe i të gjitha partive opozitare është e vetmja rrugë për të fituar në betejën e afërt zgjedhore.

Por ideja e kreut të LZHK, Dashamir Shehi për bashkimin e Berishës, Bashës, LSI dhe të gjitha partive të tjera në një koalicion duket e pamundur të arrihet në situatën, ku përçarja në PD është më e thellë se asnjëherë më parë dhe duket se në këto zgjedhje lokale opozita do të ketë kandidatë të Sali Berishës dhe kandidatët të Lulzim Bashës.

Zjarr Tv Ad