Shënohet vdekja e dytë nga zjarret në Shqipëri dhe tragjedia për familjen nga Gjirokastra

0
188

Shënohet vdekja e dytë nga zjarret në Shqipëri dhe tragjedia njëkohësisht, pasi janë persona të së njëjtës familje. Ka ndërruar jetë sot edhe Tatiana Haxhiaj, 60 vjeçarja nga fshati Asim Zeneli i Gjirokastër, e cila humbi të shoqin para disa ditësh në fshat duke mbrojtur shtëpinë nga zjarret.

Tatiana Haxhiaj kishte djegie në 80% të trupit dhe nuk arriti dot të mbijetonte pas kaq ditësh kurim në spital.
I shoqi i saj, Andrea, vdiq më 3 gusht i asfikuar nga tymi dhe flakët që rrethuan shtëpinë.

Ata kanë dy fëmijë, një me banim në fshat dhe një me studime në Tiranë. Fëmija që banonte pranë tyre u ka telefonuar atë ditë për t’i paralajmëruar se duhet të evakuoheshin, por nuk arriti asnjëherë më të dëgjonte zërin e prindërve.

Zjarr Tv Ad