Shkarkohet Drejtoresha e prokurimeve Edlira Naqellari…

0
386

Krahas ndryshimeve në radhët e kupolës drejtuese të Policisë së Shtetit, që Kryeministri Rama dhe Ministri Çuçi njoftuan javën e kaluar, mësohet se kanë nisur lëvizjet edhe në Ministrinë e Brendshme.

Burime për Fax News, thonë se është liruar nga detyra Drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari. Në vend të saj është komanduar njëra prej drejtuesve të Njësive të Agjencisë, Nertila Mihali.

Nuk dihen ende motivet e largimit të Naqellarit nga kjo detyrë. Ajo drejtonte Agjencinë prej tre vitesh.

Zjarr Tv Ad