Dy ditë më parë, blogerja e njohur Armina Mevlani, festoi 30-vjetorin e saj të lindjes. Si çdo vit tjetër edhe kësaj rradhe, Armina ishte kujdesur që super festa e saj. të mbahet mend nga të gjithë.
E veshur si një sirenë, mes muzikës të mirë, shkëlqimit të xixave dhe fustaneve, miqve dhe familjarëve, ajo festoi ditën e saj më të rëndësishme.
Mirëpo, diçka mungonte dhe ishte partneri i saj, Shkëlzen Berisha. Përveçse nuk ishte në festën e organizuar, ai ndryshe nga vitet e tjera, nuk i bëri asnjë dedikim në rrjetet sociale.
Epo, në kohën që jetojmë kaq mjafton dhe të gjithë fillojnë të aludojnë, se mes çiftit ka një krisje.
Mbetet për t’u parë nëse mes tyre ka krisje, apo jo pasi fotot e Arminës me të, janë ende në llogarinë e Shkëlzenit.



