Shkon në Kuvend projektligji për blerjen e vaksinës anti-Covid/Sa do të jetë shifra që shteti shqiptar do të paguaj?!

0
8

Qeveria shqiptare ka dërguar në Kuvend projektligjin për blerjen e vaksinës kundër COVID-19. Këshilli i Ministrave ka bërë marrëveshje me kompaninë Covax për të siguruar dozat për të vaksinuar popullsinë. Shteti shqiptar do të paguajë 3 990 000 dollarë për këtë kontratë.

Sipas nenit 1 “Përkufizimet dhe interpretimet”, pika 1.1 “Përkufizimet” dhe konkretisht paragrafi i 23-të, “dozat totale të pjesëmarrësit”, janë 1 140 000 (një milion e njëqind e dyzet mijë), të cilat mbulojnë 20 % të popullsisë.

Shuma totale është 3 990 000 (tre milionë e nëntëqind e nëntëdhjetë mijë) dollarë amerikanë. Pas pagesës GAVI (Kompania qe prodhon vaksinen COVAX) do të marrë përsipër:

  • të njoftojë pjesëmarrësin me shkrim, herë pas here, për çdo mundësi për të blerë vaksinat e miratuara nga një prodhues i përcaktuar (“Mundësia e blerjes”);
  • që, për çdo mundësi blerjeje do të përcaktojë kushtet kryesore të prokurimit dhe të shpërndarjes së vaksinave të miratuara nga prodhuesi përkatës i përcaktuar. Pjesëmarrësi pranon që kushtet e parashikuara në mundësinë e blerjes nuk mund të negociohen dhe do të jenë të detyrueshme për pjesëmarrësin, nëse ai merr pjesë në një mundësi blerjeje;
  • nëse pjesëmarrësi nuk dëshiron të marrë pjesë në një mundësi blerjeje, pjesëmarrësi do të njoftojë GAVI-n, me shkrim, në mënyrë thelbësore në formën e shtojcës 2 (Forma e njoftimit për mospjesëmarrje) brenda periudhës së specifikuar nga GAVI në njoftimin e një mundësie blerjeje (një njoftim i tillë, është “Njoftimi për mospjesëmarrje”);
  • nëse pjesëmarrësi nuk i dorëzon një njoftim për mospjesëmarrje GAVI-t, brenda periudhës së specifikuar nga GAVI në njoftimin e mundësisë së blerjes, GAVI mund të njoftojë herë pas here pjesëmarrësin për opsionin e secilit prodhues të përcaktuar për të blerë vaksinat e miratuara (një “Opsion blerjeje”); dhe
  • gjatë ushtrimit të një opsioni blerjeje nga një prodhues i përcaktuar

“Qëllimi i projektligjit është ratifikimi i marrëveshjes së angazhimit, ndёrmjet Republikës së Shqipërisë dhe Aleancës GAVI, për pjesëmarrjen në strukturën globale të qasjes në vaksinat COVID-19 (COVAX Facility), e cila është miratuar, në parim, nga Këshilli i Ministrave, me vendimin nr.734, datë 16.9.2020, “Për miratimin, në parim, të marrëveshjes së angazhimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, dhe Aleancës GAVI, për pjesëmarrjen në strukturën globale të qasjes në vaksinat COVID-19 (COVAX FACILITY)”, thuhet në projektligjin e depozituar në Kuvend.

Zjarr Tv Ad