Shkrumbohet punishtja e përpunimit të qumështit në Krujë

0
68

Një punishte e përpunimit të qumështit në Krujë është shkrumbuar nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në në fshatin Gramëz të Krujës, ku si pasojë e flakëve është djegur punishtja në pronësi të N.Z. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Rreth orës 07:30, në fshatin Gramëz të Krujës, në një ndërtesë të përpunimit të qumështit , (baxho) në pronësi të shtetasit N. Z., ka rënë zjarr dhe është djegur plotesisht.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim përcaktimine shkakut të rënies së zjarrit’, thuhet në njoftimin e policisë.

Zjarr Tv Ad