Në një status në profilin e tij në Facebook, mjeku Erion Dasho i bën thirrje Ministrisë së Shëndetësisë, Komitetit të Ekspertëve dhe Komitetit të Imunizimit që të aplikojnë vaksina të sigurta kineze dhe të sigurojnë kontrata me prodhues seriozë për sezonin e virozave dimrin e ardhshëm. Sipas Dashos, gjithë këto masa të ndërmarra tani janë të panevojshme dhe duheshin marrë kohë më parë,në kulmin e pandemisë dhe se ora policore apo cdo masë tjetër nuk ka ndikim në uljen e rasteve të infektimit.
Statusi i plotë:
Ministria dhe komiteti i të paaftëve janë të vetmit që ende nuk e kanë marrë vesh se Shqipëria ka arritur imunitetin e grupit. Ndërkohë vazhdojnë:
Të testojnë nga 3 apo 4 mijë persona në ditë, diçka që duhej ta kishin bërë gjatë kulmeve të pandemisë, atëherë kur shqiptarëve u vinte përgjigja e testit pas vdekjes. Të blejnë dhe të aplikojnë vaksina të pasigurta kineze, të cilat edhe sot e kësaj dite nuk kanë as miratimin e EMA-s dhe as atë të OBSH-së. Mbi të gjitha roli i tyre në forcimin e imunitetit të grupit mbetet i paqartë.
Të insistojnë për vazhdimësinë e masave të pakuptimta si ora policore, e cila nuk ka patur rol as në kulmin e pandemisë dhe jo më sot kur pandemia në Shqipëri është duke u shuar. O të paaftë! O boratë! Mos i harxhoni kot paret e shqiptarëve, por siguroni kontrata me prodhues seriozë të vaksinave për sezonin e virozave dimrin e ardhshëm!
Disiplinoni hyrjen në Shqipëri që të bëhet me test, pasaportë vaksinimi apo certifikatë mjekësore si person që ka kaluar COVID-in! Dhe mos ju bëni ferrë nëpër këmbë shqiptarëve! Atëherë kur duhet t’i mbronit, ju i latë të vdisnin rrugëve! Sot ju po bëni sikur merrni masa, fiks si kofini pas të vjeli! Mjaft, o të paturpë!!!




