Shpërthen në flakë makina e amerikanit në tunelin e Elbasanit, zjarrfikësja ndërhyn me shpejtësi (FOTO)

0
78

Një makinë ka shpërthyer në flakë në tunelin e Elbasanit paraditen e sotme. Mësohet se makina që shikoni dhe në foton e mësipërme, drejtohej nga një shtetas amerikan me banim në Serbi dhe po lëvizte me drejtim Tiranën.

Ngjarja ka ndodhur në orën 08:00 kur makina sapo ishte futur brenda tunelit të Kalimashit.

Shoferi ka dalë nga mjeti kur ka parë flakët dhe ka pritur zjarrfikësen. Në hyrje të tunelit është një stacion i posaçëm për sigurinë e tunelit dhe ndërhyrja ka qenë shumë e shpejt. Flakët janë shuar në kohë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar. Për disa minuta kalimi në krahun e djathtë të tunelit, me drejtim Tiranë-Elbasan është bllokuar, derisa janë shuar flakët dhe është bërë e mundur lëvizja e mjetit.

 

Zjarr Tv Ad