Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar taktikat që përdorin politikanët tanë, për fushatën zgjedhore.
Manjani, ua numëron “një për një”, ku shkruan se; me pisllëqe të tilla antinjerëzore, nuk do të donte kurrë këtë frymë politike.
Postimi:
“Për tezën e “frymës”.
Nëse frymë politike quhet:
- Dalja në rrugë me të vdekur e arkivolë në krahë.
- Dalja në televizor me kuti vaksinash dhe me pordhë “personalitetesh” të pjerdhur.
- Mbledhja e grumbujve të njerëzëve pa maska e pa ruajtje në kulmin e valës së infektimit.
- Bërja e fotove në rrënoja godinash të shembura nga tërmeti.
- Hipja në lundra apo në makina borëpastrimi për të një foto
- Dalja në dëborë për matje tensoni.
- Dalja jasht shteti për shoping ose për byftek.
Dhe pisllëqe të tilla antinjerëzore, nuk do ta desha kurrë këtë frymë politike!
Më mirë pa frymë sesa me frymë të qelbur!” – kështu shkruan Ylli Manjani.




