Shqipëria “në këmbë” për çmimin e naftës/ Pas mesazhit ironik, reagon sërish djali i Edi Ramës, ja çfarë shkruan

0
781

Prej ditës së djeshme qytetarë të shumtë në Tiranë por edhe në rrethe janë ngritur në protestë pas rritjes së skajshme të çmimit të naftës dhe produkteve të tjera.

Mëngjesin e sotëm djali i kryeministrit Edi Rama, Gregu, publikoi një postim të bërë më 10 Mars 2013 prej tij, i cili tingëllonte ironik për situatën aktuale.

Ndërsa sot në orën 17:00 ka nisur sërish protesta para kryeministrisë, ku qindra qytetarë mes tyre edhe figura të njohura të artit, kulturës e medias kërkojë reagim nga kryeministri dhe gjetjen e zgjidhjes, ka reaguar sërish Greg Rama.

Këtë herë ai ka dashur të japë një mesazh përmes një shprehjeje të Oscar Wilde. “Urrejtja është e verbër sikurse dhe dashuria”, ishte mesazhi i përcjellë prej tij.

Zjarr Tv Ad