Shteti dhe rivalët kërkonin kokën e tij, polici e shëtiste me makinë “mbretin” Ervis Martinaj

0
62

Zbardhen detaje të reja nga operacioni që arrestoi sot një agjent policie.

Jeton Lami 28 vjeç u arrestua me akuzën se ndihmoi dhe transportoi Ervis Martinajn për t’u arratisur.

Martinaj, që njihet si “mbreti” i lojërave të fatit e rekrutoi agjentin në momentin që u shpall në kërkim.

Në shumë raste policia ka dalë blof për arrestimin e tij. Dyshimet janë se operacionet i dekonspironte Lami që ishte agjent në drejtorinë qendrore në Tiranë.

Agjenti e ka transportuar Martinajn duke u kthyer në shofer të tij. Kështu Martinaj shpëtonte edhe nga policia, por edhe nga rivalët që e kërkonin.

Nuredin Dumani tregoi se Martinaj kishte urdhëruar vrasjen e Endrit Dokles, atentat që nuk u realizua.

Po ku ndodhet Martinaj? Prej 10 gushtit ai u denoncua i zhdukur nga xhaxhai dhe ende nuk ka asnjë gjurmë.

Dëshmia e policit të arrestuar pritet që të hedhë më shumë dritë.

 

Zjarr Tv Ad