Si kurrë më parë/ Edi Rama, Ilir Meta dhe Tom Doshi bëhen ‘bashkë

0
93

Nuk na ka ndodhur shpesh që të shohim presidentin e vendit Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe ish-deputetin Tom Doshi në të njëjtin ambient. Kjo ka ndodhur gjatë paradites së sotme gjatë meshës së shenjtë të hyrjes së arqipeshkvit të ri Imzor Arjan Dodaj, në ambientet e Katedrales Shën Pali në Tiranë.

Presidenti Meta u pa të hynte i vetëm brenda ambienteve të Katedrales, ndërkohë që kryeministri Edi Rama dhe Tom Doshi shoqëroheshin nga bashkëshortet e tyre. Rama dhe Meta janë në këtë ceremoni si përfaqësues të institucioneve më të lartë shtetërore, ndërkohë që Doshi është një besimtar katolik, dhe frekuentues i rregullt i meshave në katedrale.

I pranishëm në këtë ceremoni është dhe kreu i PD-së Lulzim Basha, dhe përfaqësues të tjerë politikë e të besimeve fetare. Imzot George Frendo i kalon sot detyrën e Arqipeshkvit të Kishës Katolike, Imzot Arjan Dodaj, ndërsa në fjalën e tij në ceremoni, ai shprehu besimin se Dodaj do ta kryej më së miri këtë punë

Politika mund të ndryshojë e të përmirësojë strukturat, por besimi mund të arrijë atje ku nuk arrin politika, mund të ndryshojë zemrat. Le të angazhohemi më shumë për një Shqipëri më të drejtë, më të vëllazërore. I drejtohem pasardhësit tim, për më shumë se 4 vite kemi punuar ngushtë bashkë. Emri yt do të përmendet në meshë çdo ditë e kjo do të thotë se nuk do jesh vetëm në zbatimin e detyrës tënde, është një dioqezë me ty.

Zjarr Tv Ad