“S’i ndahem Kukësit”, Edi Rama jep premtimin: Do sigurojmë udhëtim me tarifa simbolike edhe për “London Boys”

0
27

Sot është ulur për herë të parë në aeroportin e Kukësit një avion i WizzAir. Kryeministri Edi Rama ka treguar se pas shumë analizash drejtori i WizzAir ka marrë në konsideratë aeroportin e Kukësit.

“Vjen mirë që jemi këtu për të lajmëruar ardhjen e avionëve të kompanisë WizzAir pas një periudhe të rëndësishme bashkëbisedimesh dhe diskutimesh nga ana e kompanisë dhe testimesh dhe nga sot kompania është e vendosur edhe në Kukës dhe fillon me prenontimet për 4 destinacionet e para.

Dhe nga maji do të jenë destinacione të vijueshme dhe jo thjesht për sezonin ndërkohë që me drejtorin e madh kemi diskutuar edhe destinacionin tjetër që është Anglia dhe nuk do i ndahem deri kur dhe London Boys të kenë fulurime nga Londra në Kukës dhe nga Kukësi në Londër.

Ajo që vlen të thuhet është punësimi. Sot kompania ka 200 shqiptare të punësuar dhe plani është për të shkuar në 500 të punësuar. Do hapi thirrje për të punësuar dhe sigurisht ata që duan të provojnë veten dhe të punësohen duhet të mos presin punën të vi me aeroplan po të vijnë të aplikojnë ”tha Rama.

Zjarr Tv Ad