Situata politike në vend/ Kreshnik Spahiu shpërthen i revoltuar: Janë njësoj! Një zot e di se çfarë do bënin këta…

0
86

Analisti dhe juristi Kreshnik Spahiu ka bërë një koment lidhur me ankesat e shqiptarëve ndaj qeverisë dhe sistemit të drejtësisë.

Postimi i Spahiut

100% e shqiptarve komentojnë dhe deklarojnë se:

– të gjithë politikanët janë të korruptuar,

– të gjithë prokurorët bëjnë lek,

– të gjithë gjyqtarët shesin çështjet,

– të gjithë doganierët marrin rryshfet,

– të gjithë tatimorët bëjnë pazare,

– të gjithë gazetarët marrin zarfe,

Me pak fjalë, të ndershëm janë vetëm këta që janë papunë, por që një zot e di se çfarë do bënin këta të papunët, nëse do gjenin punë në doganë, polici, qeveri, prokurori apo gjykatë.

A nuk janë njësoj ata shqiptar që u shkarkuan me ata që u emëruan?

A nuk vjedhin njësoj ata shqiptar që edhën me ata që u larguan?

Apo ndryshimi është që disa vjedhin më pak se tjerët?

Në fakt, shqiptarë janë të dy palët, dhe s’ka mundësi që ata që janë me poste janë djaj, dhe të papunët engjëj.

Një gjak dhe një karakter kemi së bashku ndër shekuj.

Zjarr Tv Ad