Skandal/Qyteti prej 1 jave i përmbytur nga plehrat. Kryetari i Bashkisë: Plehrat i kam lënë në kontenierët e qytetit, banorët: Po mbytemi nga helmet!

0
90

Mijëra ton plehra kanë arritur deri në derën e shtëpisë së banorëve të Shijakut në këto ditë të nxehta.

Ndërkohë që sezoni veror po shënon tempertura të larta edhe rreziku nga sëmundjet po njeh të njejtat rritje  tek banorët e Shijakut. Çdo lagje, çdo rrugë dhe trotuar tashmë është pushtuar nga mbetjet urbane dhe ujërat e përrenjëve po tokave përreth po kontaminohen.

Temperturat e nxehta favorizojnë këtë katastrofë mjedisore me pasoja të rënda në shendet. Në periferi të qytetit në zonën e Shilorjes është gjetur një zgjidhje edhe më katastrofike. Ka nisur djegia e mbeturinave duke lëshuar një tym të zi që hyn në të gjitha banesat përreth.

Kryetari i Bashkisë së Shijakut Elton Arbana në një prononcim ditën e djeshme për Fax News mohon që ti ketë hedhur Bashkia mbetjet në vend depozitime të jashtëligjshme megjithëse qytetarët  deklarojnë në intervista, se kanë parë makinat e Bashkisë që transportojnë  plehra aty.

Ndërsa pyetjes se ku po i hedh mbetjet bashkia, përgjigja e marrë ishte se “plehrat po qëndrojnë në kontenierët e qytetit”. Pra, Bashkia e Shijakut nuk e ka vështirë të pranojë hapur se zgjidhja që ka gjetur, është t’i lërë  plehrat prej ditësh në kosha.

Zjarr Tv Ad