Skandali i inceneratorëve/ Vasili: Rama në krye të grupit kriminal! SPAK duhet të hidhet në këmbë nga provat e reja që publikuam

0
23

Deputeti i LSI-së, Petrit Vasili akuzon kryeministrin Edi Rama se ndodhet në krye të grupit kriminal që ka ngritur skemën e vjedhjes me inceneratorët

Në një konferencë, Kordinatore për luftën kundër Korrupsionit, Brisida Shehaj publikoi sot disa dokumente të reja sipas së cilës thellojnë më shumë skandalin e inceneratorëve. Për këtë, Vasili u shpreh se këto prova duhet ta bëjnë SPAK-un të hidhet në këmbë dhe të veprojë.

“Të nderuar qytetarë. Është e qartë në bllokun e fundit. Skandali, pjesë e këtij mashtrimi publik bëhet kryeministri. Njofton konçensionari që ka përfunduar vepra në prill, ndërsa këtu bëhen prova për një incenerator që nuk ka përfgunduar. Shkon kryeministri dhe bën shoë atje. Një dorë i mban të gjitha fijet.

Kompania Paul Urth në Tiranë, shfaqet dhe në Fier. Mashtrimi i dorëzimit të veprës, me veprime shumë të rënda penale. Këto duhet ta bëjnë SPAK-un të hidhet në këmbë dhe në fund të konferencës tonë, duhet të shkojë atje. Duan t’i vënë kapak vjedhjes. Për t’i vënë kapak Fierit, marrim një italian me që është në procese penale. Njëri veprim më i rëndë se tjetri. Janë mbi 40 dokumente autentike.

E njëjta dorë lëviz fijet e një vjedhje të padëgjuar. Grupi i strukturuar kriminal në kokë të tij ka kryeministrin. E provuam sot që shkoi në Fier që gjoja kishte mbaruar vepra, dhe deklaroi atje se nuk ka përfunduar ende. SPAK është përpara provës së pakapërcyeshme për të vepruar. Provat janë të rënda dhe kompromentuese. Ne angazhimin qytetar për ta zbërthyer fije më fije këtë vjedhje, do e vazhdojmë deri në fund” – tha Vasili.

Zjarr Tv Ad