Gazetari Poli Hoxha, i ftuar në emisionin Task Force të moderatores Sonila Meço në Syri TV, foli për skandalin e pagave.
Hoxha thekson se SPAK duhet të hetojë historinë e patronazhistëve, e se duhet të kishte vepruar që në atë kohë.
“SPAK duhet t’i kthehet historisë së patronazhistëve. Nëse do ishte vepruar që në atë kohë, me siguri që kjo e skandalit të pagave nuk do të kishte ndodhur.
SPAK luajti me këtë që nuk janë në tagrin tonë krimet zgjedhore. Databaze ka mbi 4.5 milionë të dhëna, deri tani kanë dalë mbi 1 milionë të dhëna. Radhën e kanë tani dëshmitë e penalitetit, certifikatet, llogaritë bankare”, deklaroi Hoxha.




