Të gjithë jemi dëshmitarë të masave shtrënguese që po ndërmerr qeveria kundër përhapjes se COVID-19 ,po ashtu jemi edhe deshmitarë të gjobave që po vendos Policia e Shtetit për qytetetarë që nuk vendosin maskat apo qëndrojnë jashtë pas orës
22:00 .
Në mes të kryeqytetit,as POLICIA E SHTETIT,as organe të tjera kompetente nuk e shohin skandalin qe po ndodh ne kazinote ne qender te Tiranes.A nuk i ka vene re ‘shteti,”Regency International Casino Tirana” dhe “Grand Casino Tirana”‘?Biznesi dhe personat ne videon e ardhur ne redasine tone jane jashte pas ores 22:00 ,pa maska ,absolutisht nuk mund te flasim per distance apo masa anticovid.Nderkohe qe marketet apo farmacite qendrojne mbyllur(te cilat edhe mund t’i sherbejne familjeve shqiptare ) ,lokalet e kumarit jane plot,ore pa ore, ne kundershtim me cdo rregull te vendosur.
Dhe policia e shtetit flet ende per “përmbushje të detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmëris”,apo per shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi …



