Skënder Brataj bën paralajmërimin: Mund të mbyllemi nga ora 18.00 deri në 06.00 të mëngjesit…

0
284

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka bërë një paralajmërim lidhur me shtrëngimin e masave, kundër pandemisë. I ftuar në “Report Tv”, Brataj është shprehur s’e; me rritjen e numrit të të infektuarve, mund të zbresë ora e mbylljes, duke sjellë një zgjerim të fashës orare të izolimit.

Gjithashtu, Brataj tha s’e; mund të mbyllemi në orën 18:00 ose 20:00, nëse rriten rastet e infektimit.

“Kjo mbetet për t’u parë, në varësi të gjendjes së sistemit shëndetësor. Nëse rastet shtohen shumë dhe spitalet mbushen dhe rrezikohen resurset, patjetër që do të ketë shtrëngim masash. Pra lehtësimi, shtrëngimi apo mbatja konstant e varet nga vetë njerëzit. Nëse respektojnë masat atëherë shifrat nuk do të rriten dhe nuk do të ketë shtrëngime.

Një rritje e tillë, duhet mbyllja patjetër, jo se them unë. Nuk mund të dalim kundër rregullave të natyrës. “Lock Doën” është dhe orë policore. Mund të ulet ora. Mund të mbyllemi ne 18:00 ose 20:00, nëse rriten rastet. Mund të ndërhyhet. Këto janë zgjidhjet, ulja e orarit mbyllja e aktiviteteve dhe të ngelen ato esencialet, të domosdoshme,”–  ka thënë Skënder Brataj.

Zjarr Tv Ad