Drejtuesi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka folur në emisionin “Opinion” lidhur me efektet e vaksinës, në vendin tonë.
Brataj, i është referuar rastit të infektimit, pas vaksinimit të mjekut Pëllumb Pipero, Brataj ka shpejguar dhe kohën kur nis efektin vaksina, pasi është injektuar në trupin e njeriut.
Ndër të tjera, Brataj u shpreh se; pas marrjes së dozës së parë të vaksinës, në trupin tonë krijohen anti-trupa, por jo mjaftueshëm sa për të na mbrojtur.
Sipas Brataj edhe pasi është marrë doza e dytë e vaksinës, trupi ynë nuk është i mbrojtur. Gjithashtu, ai theksoi se; vaksina e mbron organizmin e njeriut, pas 28 ditësh.
I ndalur tek vaksinimi në vendin tonë, Drejtuesi i Urgjencës Kombëtare, ka thënë se; deri më tani janë vaksinuar me dozën e pare, rreth 600 persona.
“Doktor Pipero ka qenë dhe në ditën e fundit nga më të rrezikuarit se ka qenë në kontakt me të sëmurët. Në Izreal ka më shumë raste pasi është i vetmi shtet që ka vaksinuar 45% të popullatës. Tek ne janë rreth 600 veta të vaksinuar me dozën e parë. Atë që dua të them është fakti që dallimi midis vaksinave dhe efekteve që ato japin. Në ditën e 7 dhe 17 me dozën e parë fillon të zgjohet imuniteti tek ne dhe mund të prodhojë diosa anti-trupa nuk mjaftojnë për mbrojtjen. Por, edhe pas bërjes së dozës së dytë nuk je i mbrotjur, ajo arrihet minimumi pas javës së parë të dozës së dytë që i bie gati një muaj, 28 ditë, që vijon të jemi mbi 70% të mbrojtur.”- kështu është shprehur Skënder Brataj.




