Sindikata Kombëtare e Operatorëve Telefonik, SKOT, përfaqësuese dhe mbrojtëse e interesave të punonjësve të call centër në Shqipëri, organizon një protestë një orëshe të martën, më 13 korrik 2021, në orën 10.00 perpara ambjenteve te kompanise multinancionale me te madhe te call centrave ne Shqipëri “Teleperformancë”, në adresën Rruga e Kavajës Godina Polifunksionale (ish Kinema Milenium) 1001, Tiranë.
Protesta ka për qëllim kundërshtimin e veprimeve të kompanisë teleperformancë për të ndërhyrë në organizimin sindikal të punonjësve të kompanisë teleperformancë duke krijuar sindikata fiktive, të verdha, të kontrolluara prej menaxhimit te kompanise dhe lidhjen me pas te kontratës kolektive më këto gjoja sindikata të cilat nuk përfaqësojnë punonjësit por punëdhënësin e kompanisë.
Kjo ndërhyrje bëhët për të shmangur sindikatat e vërteta të punonjësve të cilat kërkojnë garantimin e pagave dinjitoze dhe standarteve të sigurisë dhe shëndetit në punë dhe rritjen e standarteve dhe të drejtave në punë në përgjithësi.
Përmes kësaj proteste, duam ti themi ndal menaxhimit të kompanisë teleperformacë në krijimin e sindikatave fiktive, të verdha, të kontrolluara nga pundhënësi dhe që kthehen në biznes sindikata për individë të caktuar të cilat vjedhin dhe shtypin punonjësit dhe të drejtat e tyre në punë.
Fillimin menjehere te bisedimeve transparente dhe te hapura per te gjithe per nenshkrimin e kontrates kolektive me Sindikaten Kombetare te Operatoreve Telefonik SKOT e cila tashme perfaqeson interesat e punonjesve te kompanise teleperformance dhe sektorit call center ne Shqiperi.
Sindikata i bën thirrje te gjitha institucioneve shtetërore te punes, Ministrise se Financave dhe Ekonomise, Inspektoriatit te Punes, të ngrihen nga gjumi i verës, të lënë mënjanë ruajtjen e statuskuose dhe formalizmat dhe të ngrihen në lartësinë e detyrës për të ndalur këtë abuzim të pastër të menaxhimit të kompanisë teleperformancë për të mblerë sindikata dhe më pas ti përdorin këto për ti bërë presion punonjësve që ngrihen dhe reagojnë për të drejtat e tyre ne pune.
Nga ana tjetër ne i bëjmë thirrje kompanisë mëmë të teleperformancë në Shqipëri që të ndal tentativën e drejtuesve të saj në Shqipëri për të blerë sindikata duke i kthyer ato në biznese të individëve të caktuar që nuk kanë asnjë lidhje me sektorin dhe punonjësit e kompanisë.
Protesta dhe reagimi sindikal nuk do ndalet deri në zmbrapsjen e këtij abuzimi nga punëdhënësi kompania teleperformancë.




