Instituti Piepoli, ka pyetur të anketuarit që kanë deklaruar votën për Partinë Demokratike, mendimin e tyre, si dhe për kandidimin e Sali Berishës, më 25 prill.
81 % janë përgjigjur me “po absolute”, duke treguar se; demokratët janë ende “besnikë” të ish-kryeministrit. Kanë qenë vetëm 4 % e tyre, që kanë votuar kundër kandidimit të Sali Berishës, në zgjedhjet e 25 prillit.
Ndërsa idhur me listat e PD-së dhe LSI-së, shumica janë shprehur se; do t’i votonin edhe nëse paraqiteshin në zgjedhje, me një listë të përbashkët.




