Sot nis vaksinimi/ Nga procesi tek kategoritë, çfarë duhet të dini…

0
243

Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar që sot në Republikën e Shqipërisë, do të nisë vaksinimi.

Nga ana e Kryeministrit, ky lajm është cilësuar pozitiv.

Por ku do të zhvillohet vaksinimi, si do të jetë procedura dhe ku do të ruhen vaksinat?

Vaksinimi do të kryehet në stadiumin “Air Albania”, lajm i cili është njoftuar pak ditë më pare, nga Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogeta Manastirliu.

Në të gjithë stadiumin janë 60 bokse, aktualisht janë 20 gati. Për një orë qarkullojnë gati 60 individë, ndërsa do të punohet për 8-10 orë në ditë. Pas marrjes së dozes, qytetari duhet të qëndrojë rreth 30 minuta, ku më pas do të mund të largohet.

Ashtu siç është thënë edhe më parë, të parët që do të vaksinohen, do të jenë grupet e riskut. Mjekët, mësuesit, efektivët e policisë në terrën dhe të mosharit mbi 75-vjeç. Detaje këto të thëna edhe më herët nga Kryeminstri Rama, më datë 1 janar.

Ndërkaq, shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, Eugena Tomini, ka theksuar se; vaksinat duhet të ruhen në temperaturë -70 gradë.

Sipas Tominit, mund të sigurohen të gjitha mundësitë pë t’u ruajtur vaksina, në temperaturën përkatëse me tre frigoriferët që janë në qendrën e barnave, një në QSUT dhe ISHP, që kanë dhomat frigoriferike.

Zjarr Tv Ad