“Sot po bëjmë një hap të madh për integrimin e Shqipërisë dhe RMV”, Varhelyi: Të përkushtuar për të sjellë gjithë rajonin në BE

0
25

Komisioneri i BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, reagon pas zhvillimit të Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Komisioneri Varhelyi thekson se ky është një hap i madh drejt integrimit të dy vendeve në BE, ndëra shton se “jemi të angazhuar për ta sjellë të gjithë rajonin brenda BE-së”.

“Ne po hapim negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë 🇦🇱 dhe Maqedoninë e Veriut 🇲🇰. Me mjedisin gjeopolitik në ndryshim, prioriteti ynë mbetet Ballkani Perëndimor. Ne jemi të përkushtuar më shumë se kurrë për ta sjellë të gjithë rajonin brenda #BE-së 🇪🇺. Sot po bëjmë një hap të madh drejt këtij angazhimi,” shkruan Komisioner i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Zjarr Tv Ad