Spartak Ngjela: Këtu ka një kompromis të fshehur…

0
306

Spartak Ngjela ka komentuar situatën në vendin tonë, ku u shpreh se; është shumë më e rëndë se në raportin e Transparency International.

“Korrupsioni është sëmundje shekullore e shqiptarëve,” – ka thënë Ngjela që akuzoi politikanët se jo vetëm vjedhin nëpërmjet korrupsionit por shesin dhe interesin kombëtar.

Ngjela renditi për Euroneës Albania dy aspekte që e rëndojnë Shqipërinë. Së pari, niveli i ulët i jetesës dhe së dyti, pasiguria e individit i cili kërkon të largohet nga vendi.

Sipas tij, askush nuk po i kushton rëndësi zgjedhjeve dhe ligji për zgjedhjet është i mjerë.

“Imagjino kryetar të Komisionit të Zgjedhjeve kanë vënë një njeri që ka manipuluar dy zgjedhje në favor të Ramës, por e duan të dy palët sepse siç duket kanë një kompromis të heshtur,” –  shprehet  Ngjela.

Zjarr Tv Ad