Intervistën e ish-kryeministrit Fatos Nano, e ka komentuar edhe Elisa Spiropali. Intervistë ku ky i fundit në një rrëfim jetësor mbi rrugëtimin politik lavdëron Ramën, ndërsa Metën dheBerishën i ka akuzuar rëndë.
Sipas Spiropalit, Fatos Nano, ka dëshmuar fytyrën e vërtetë të të gjithë atyre që synojnë të vijnë në pushtet, pasi PS në zgjedhjet e ardhshme, nuk ka përballë Lulzim Bashën, por Sali Berishën dhe Ilir Metën.
“Fatos Nano nuk ka nevojë të mbrohet nga unë, apo në tërësi, Si lider, politikan, intelektual dhe lider. Por s’mund të mos them, jo vetëm ato që tha si dëshmi historike dhe fjalë të zgjedhura. Dëshmuan fytyrën e vërtetë të atyre që duan të kthehen në pushtet.
E tregoi reagimi i tyre i paprecedentë. Nga frangjitë e tyre familjare, politike, mediatike e mercenare shpërtheu një reagim i neveritshëm. Për një njeri. Kjo më shumë se çka lidhje me Fatos Nanon, që e bën gjumin e qetë sepse i njeh ata që ka përballë.
Na dëshmon ne se të gjitha këto që diskutojmë këtu, që mundohemi të bëjmë ky teatri që bëjmë këtu, ndërkohë që Basha skuq vezë me xhinse, përballë kemi Sali Berishën e Ilir Metën. S’po lënë asgjë po bëjnë, fyerjet e shantazhet i kanë stil në partitë që drejtojnë. Deri tek financimi i portaleve, gjirizave pa asnjë normë.
Viktimat duan t’i bëjnë fajtor. Sali Berisha kishte Blerim Çelën, kryeprokurori Alushin, i dënonte po të donte kundërshtarët politikë, kurse sot ka atë mrokllën dixhitale.’’- kështu është shprehur Elisa Spiropali.




