Spiropali u përjashtua nga Grupi Parlamentar i PS, Balla: Vendimi sipas statutit dhe rregullores!

Share

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas vendimit për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar.

Në një deklaratë për mediat pas vendimmarrjes, Balla theksoi se procedura është ndjekur në përputhje me statutin e Partisë Socialiste dhe rregulloren e Grupit Parlamentar.

“Çështjet e diskutimit të brendshëm të grupit parlamentar te PS nuk janë objekt i diskutimit me mediat. Do të keni dokumentacionin që do ti vihet në funksion Kuvendit lidhur me këtë vendimmarrje te Asamblesë Kombëtare, e cila në zbatim të rregullores së Grupit Parlamentar u njoftua sot edhe në Grupin Parlamentar. Pas 9 vitesh në grupin parlamentar më vjen keq që duhet të shkonim në këtë vendimmarrje”, tha Balla.

Read more

Local News