Start-up në konflikt interesi? Ministrja Bilali: I kërkoj falje atyre që janë përfolur nga mediat, u është dëmtuar reputacioni

0
26

Ministrja e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, Edona Bilali thotë se miliona lekët e dhëna për “start up-et” nuk janë në konflikt interesi.

Bilali u pyet nga gazetarët gjatë prezantimit të punës së ministrisë së drejtuar prej saj, por tha se ka patur një komision të posaçëm që ishte ngritur për të verifikuar nëse ka konflikt interesi nga fituesit e projekteve.

Bilali tha se i kërkon falje disa prej kompanive dhe individëve të përfolur se janë përzgjedhur në konflikt interesi, pasi u është dëmtuar reputacioni.

“40 aplikime janë përjashtuar vetëm sepse kanë ardhur jashtë afatit. E dyta është komisioni, sa i përket konfliktit të pastër të interesit, ka institucione të cilat e parashikojnë këtë. Mjaftojnë ato rastet konkrete të shihen, sepse ne atë duam reklamimin sa më shumë të këtyre të rinjve.

Ju kërkoj ndjesë se ndoshta një pjesë e përfoljes e ka dëmtuar reputacionin e tyre. Ne do të vijojmë edhe t’i ndjekim nga pas tashmë përgjatë gjithë rrugëtimit, që çdo shqiptar t’i shohë vetë dhe të gjykojë vetë”, u shpreh Bilali.

Zjarr Tv Ad