Stoltenberg: Putin kërkon të përdorë dimrin si armë lufte

0
12

Sekretari i përgjithshëm i Nato, Jens Stoltenberg thotë se presidenti rus Vladimir Putin po mundohet ta përdorë dimrin si armë lufte.

Deklarata e Stoltenberg vjen vetëm pak orë para nisjes së samitit të Aleancës së Atlantikut Verior, me pjesëmarrjen e ministrave të Jashtëm të shteteve anëtare.

“Vladimir Putin po përpiqet ta përdorë dimrin si një armë lufte”, në pushtimin e Ukrainës, tha Stoltenberg nga Bukureshti, ku pritet të mbahet samiti i NATO.

Stoltenberg tha se forcat ruse kishin nisur të dështonin në fushën e betejës, por udhëheqësi rus Vladimir Putin përdori sezonin e dimrit si një armë.

“Ne kemi siguruar gjeneratorë dhe pjesë këmbimi, dhe aleatët e NATO-s po ndihmojnë për të rindërtuar infrastrukturën kritike,” tha Stoltenberg, ndërsa forcat ruse kanë shënjestruar infrastrukturën kritike të Ukrainës në javët e fundit duke shkatërruar dhjetra stacione elektrike.

Zjarr Tv Ad