Studentët bllokojnë hyrjet e tre fakulteteve, ja çfarë kërkojnë

0
33

Një grup studentësh të universitetit “Luigj Gurakuqi” kanë bllokuar hyrjen për të mos lejuar pjesën tjetër të studentëve për të zhvilluar normalisht mësim.

Rektorati kishte vendosur që ditën e sotme të riniste procesi mësimor, pasi përreth dy muaj, që nga nisja e protestës, studentët e këtij universiteti nuk kanë ndjekur auditoret.

Studentët e “Luigj Gurakuqit” kanë dorëzuar në mes të muajit janar dy kërkesa në Rektorat, që konsistonin në:

1) Zhvillimin e zgjedhjeve të reja për Këshillin Studentor, me pretendimin se aktuali nuk i përfaqëson ata.

2) Kalimi i studentëve të vitit të dytë në vit të tretë me 25 pikë kredite dhe jo 30 pikë kredite, për arsye ekonomike.Ndërkohë që sot në Tiranë do të zhvillohet asambleja e pedagogëve ku do të vendoset nëse do të ketë grevë.

Ata janë shprehur përgjatë këtyre dy muajve se bojkoti i mësimit do të vijojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Ndërkohë që sot në Tiranë do të zhvillohet asambleja e pedagogëve ku do të vendoset nëse do të ketë grevë.

Zjarr Tv Ad