Sulmet e Edi Ramës ndaj SPAK, reagon Arben Kraja: Asnjë problem, e dimë që do ketë presion por prokurorët tanë do vazhdojnë me dosjet

0
48

Kreu i SPAK Arben Kraja, është duke raportuar para kolegëve në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për punën e institucionit që ai drejton. Kraja është pyetur dhe në lidhje me thirrjet e fundit që i janë drejtuar SPAK, për të hetuar zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë të shtetit.

“Të gjithë prokurorët e hetuesit janë të ndërgjegjshëm kë hetojmë, e dimë që do ketë opinione të ndryshme, presione. E rëndësishme për ne të jemi korrekt me ligjin, të vlerësojmë provat. Këto u kam thënë edhe prokurorëve, të vijojnë punët me provat, nuk është problem shqetësues për ne”, është shprehur kreu i SPAK.

Pjesë nga raportimi i Arben Krajës në KLP:

Alfred Balla: Politika ka ngritur retorikën për anshmëri, a ndiheni të presionuar? SPAK dhe BKH nuk janë në sinkron, çfarë nuk shkon?

Arben Kraja: Të gjithë prokurorët e hetuesit janë të ndërgjegjshëm kë hetojmë, e dimë që do ketë opinione të ndryshme, presione. E rëndësishme për ne të jemi korrekt me ligjin, të vlerësojmë provat. Këto u kam thënë edhe prokurorëve, të vijojnë punët me provat, nuk është problem shqetësues për ne. Në lidhje me pyetjen e dytë, unë mendoj se ne punojmë në koherencë me BKH. Oficerët janë të rinj, por po mësojnë.

Bujar Sheshi: I kanë përmbushur pritshmëritë hetuesit e BKH? A janë zbatuar të gjitha procedurat nga prokurorët për hetimet penale?

Arben Kraja: BKH është trup e pavarur në funksion të SPAK. Ideja është për një institucion të përbashkët që bën një produkt. Hap pas hapi jemi munduar ta konsolidojmë. Te zgjedhja e personelit na është dashur shumë punë, energji. Janë me vullnet të jashtëzakonshëm për të punuar. Nga ana profesionale akoma nuk janë aty ku do të donim, pasi vijnë nga fusha të tjera.

Por me rëndësi për mua është që kanë vullnetin, do shtohet numri i tyre, trajnimet, mbështetja e prokurorëve. Kemi problem ambientet, por numri i madh në organik e bën të pamundur qëndrimin. Presim të marrim një objekt diku aty afër për të sistemuar të gjithë. Kemi ngritur një komision mbikëqyrës për BKH.

Zjarr Tv Ad