Tabaku: ERE është kthyer në noter të qeverisë, dalin si shpëtimtar që kanë shtyrë rritjen e çmimit të energjisë me 1 muaj

0
45

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka folur sot lidhur me krizën energjitike dhe vendimin e ERE-s për të shtyrë me një muaj.

Tabaku është shprehur se e gjithë propaganda e qeverisë është e përqëndruar te lufta në Ukrainë dhe rritja e çmimeve sipas Tabakut ndodh me këtë sebep. Ajo tha se ERE është kthyer në një noter të vendimeve të qeverisë dhe nuk ka asnjë lidhje me misionin e tij për mbrojtjen e qytetarit.

Për Tabakun, qeveria duhet të vendosë një paketë të re çmimesh, fillimisht për oligarkët në vend dhe sipas saj, nëse një projektligj i tillë do të sillej në Kuvend, do ta votonte edhe vetë ajo.

“Të nderuar qytetar e kolegë. Sot propaganda e qeverisë është e përqëndruar në luftën ën Ukrainë. Qeveria justifikohet me luftën për rritjen e çmimeve. I gjithë bordi i ERE-s u ngrit në këmbë për të zbatuar vendimin e qeverisë brenda 2 ditësh. Ky është qëllimi pse anëtarët e ERE-s paguhen nga taksat e shqiptarëve. Konstatova se ERE votonte si donte qeveria. Nuk dëgjova asnjë përfaqësues të ktij bordi që të mbronte interesin e qytetarëve, Një skenë surreale për një institucion të pavarur. Por pasi u pa se rritja kishte ndikim në opinionin public, ERE u ngrit sërish dhe ndryshoi qetësim. ERE është noter zyrtar për vendimet e qeverisë. Bordi i ERE-s duhet të jetë i vetëdijshëm për rolin e tij. Ai duhet të jetë aty për të mbrojtur qytetarët nga dështimet e qeverisë. Qeveria kishte argumentuar kërkesën e saj për rritjen e çmimit të energjisë. Energjia është 60 % e prodhuar në vend. Nga KESH është prodhuar 72 % e energjisë.

Çmimet e energjisë elektrike janë identikisht si kanë qenë në tetorin e 2021. Këto luhatje nuk kanë lidhje me çmimin e energjisë, por të gazit, që kthehet në energji. Unë nuk besoj që ka qeveri të përgjegjshme që të ngarkosh shqiptarët me një rritje çmimesh në këtë kohë, është kriminale. Kosto e blerjes është 1.5 kilovat orë dhe kërkojnë ta shesin me 49 kilovat orë. Të dhënat tregojnë se qeveria shqiptare ka shpenzuar 500 milion euro për energjinë elektrike, por ku janë këto para. Pse është e nevojshme që këtë krizë korrupsioni në kohë paqeje ta transmetojmë te qytetarët. Qeveria nga presioni u tërhoq në rritjen e çmimit të energjisë me një muaj. Vetëm nga 2 operacione operator inga humbur vitin e kaluar 16 milion euro sepse ka shitur kur duhet të blinte e ka blerë kur duhet të shiste.

Kompanitë të cilat kanë marrë fitime më shumë nga rritja e çmimeve, do të paguajnë një taksë më të lartë. Nuk ka asgjë të keqe pë rata që përfitojnë. Po për kompanitë e naftës dhe bordin e oligarkëve çfarë do bëhet? A ka guxim qeveria që të vijë e ta miratojë në Kuvend ligjin ndaj tyre? Sepse do vij ta votoj edhe unë. Bordi i ERE-s është një institucion i pavarur që duhet të mbrojë qytetarët. Jam Akoma duke pritur që këresa e PD-së për evokimin e këtij vendimi. Dalin si shpëtimtar që e kanë shtyrë me një muaj rritjen e çmimeve”, është shprehur Tabaku.

Zjarr Tv Ad