Takime në bazë në Durrës, Xhaferaj: Angazhim për një PD fitimtare, larg të shkuarës

0
108

Partia Demokratike e Durrësit ka zhvilluar një takim në bazë pas shpalljes së zgjedhjeve për krerët e grupseksioneve nga Komisioni i Rithemelimit në kuadër të asaj që ata e quajnë ribashkimi i partisë.

Deputeti Ferdinand Xhaferaj ka postuar foto nga mbledhja dhe shkruan se po angazhohen për një PD fitimtare dhe lart të shkuarës e retorikës.

“Një përmbledhje nga takime të mbajtura në Degën e PD Durrës dhe në zonën e Spitallës. Angazhimi për një PD fitimtare, larg së shkuarës dhe retorikës dhe veprimeve përcarëse, vazhdon me intensitet dhe përkushtim.

Plot të rinj demokratë si edhe kontribues ndër vite janë të qartë se mënyra e menaxhimit të procesit të “bashkimit” dhe zgjedhjet që po mbahen aktualisht nuk përfshijnë më shumë se 20% të anëtarësisë. Pra, nuk është as një proces bashkues dhe as frymëzues” shkruan Xhafeaj në postimin e tij.

Zjarr Tv Ad