Operacioni Forca e Ligjit, u kërkon tre të dënuarve nga Tirana që të deklarojnë pasurinë e tyre në kuadër të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda.
Kështu, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
-Gëzim Alimehmeti, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë;
-Artur Koleci (Çartis), banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
-Edmond Shkalla, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfytëzimi i prostitucionit”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.




