Të gjithë trastat me vetë në pazar, Rama paralajmëron gjobat nga 1 korriku për ata që përdorin qese plastike

0
54

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se duke filluar nga 1 korriku do të gjobiten të gjithë ato biznese dhe tregtarë, të cilat vijojnë ende të përdorin qese plastike.

Ai thotë se tashmë shumë tregtarë po zëvendësojnë qeset e dëmshme plastike, me qeset e shëndetshme të letrës, si dhe shumë blerës po marrin trasta për të bërë pazar.

Kujtojmë se qeset plastike janë ndaluar të përdoren nga subjektet tregtare në vend që prej 1 qershorit.

“Kënaqësia e qeseve prej letre në pazaret e ditës

Sa mirë të shohësh që përditë e më shumë tregtarë po zëvendësojnë qeset e dëmshme plastike, me qeset e shëndetshme të letrës, ndërsa shumë blerës po marrin trasta për pazar

Kështu mbrojmë Shqipërinë e fëmijëve tanë nga dëmi i frikshëm i qeseve plastike mbi mjedisin dhe shëndetinNë 1 korrik nis aktivizimi i gjobave!”, shkruan Rama.

Zjarr Tv Ad