Të shtëna me armë zjarri raportohen në këto momente në Tiranë.
Paraprakisht, bëhet me dije se të shtënat kanë ndodhur pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë. Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar Policinë. Sipas dëshmitarëve, janë dëgjuar 4 të shtëna.
Një person raportohet se ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë te ish-Ekspozita. Nga pamjet e mëposhtme shihet se në vendngjarje ka prezencë të shtuar të forcave të Policisë.
Personi i plagosur raportohet se është plagosur ish-prokurori Adriatik Cama.
Ish-prokurori Adriatik Cama punonte si avokat. Së fundmi, ai shërbente si avokat i ish-policit të Shqiponjave Nevaldo Hajdaraj.





