Tenori i njohur i nis letër të hapur Besa Shahinit

0
58

Tenori Agim Hushi ka shkruar një letër të hapur për ministrin e Arsimit Besa Shahini, e cila vetëm pak ditë më parë deklaroi se do të largohej përfundimisht nga Shqipëria pas mbarimit të mandatit të saj dhe se nuk do të përfshihej në garën zgjedhore.

‘Ju mbase për mire apo nga se u ndjete e “privilegjuar” zgjodhët t’i shërbeni një personi me elokuence qeverisese të dyshimtë dhe ndoshta e menduat si kohen tuaj këtë! Por për mendimin tim zgjodhët kohën e gabuar dhe i bëtë dëmin më të madh të mundshëm arsimit shqiptar. Ndoshta ju mund te justifikoheni se sakrifikuat dhe u lodhët pafund. Me vjen keq t’ju them se askush nuk ua kërkoi sakrificat dhe këtë lodhje që e betë për të sfiduar papjekurine tënde profesional.”, thuhet në letrën e Hushit i cili gjithashtu shprehet se ndjehet i fyer nga vendimi i Shahinit për t’u larguar nga skena politike ne Shqipëri si një dëshmi e qartë e papërgjegjshmërisë dhe mosafeksionit me vendin tonë.

Zjarr Tv Ad